Në kërkim për prodhim e shitje narkotikësh, arrestohet 35-vjeçari në Shkodër

Shqipëria

Në kërkim për prodhim e shitje narkotikësh, arrestohet 35-vjeçari në Shkodër

Më: 24 prill 2024 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Një 35-vjeçar ka përfunduar në pranga e policisë së Shkodrës.

Gjykata e Shkodrës kishte caktuar për 35-vjeçarin masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Njoftimi:

Në vijim të hetimeve të kryera në kuadër të megaoperacionit kombëtar të koduar “Tempulli 2”, është kapur shtetasi A. B., 35 vjeç, banues në Shkodër.

Ndalimi i tij u bë nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në zbatim të vendimit të datës 22.04.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila i ka caktuar 35-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat