Kuvendi votoi kundër, Bardhi dorëzon sot në Kushtetuese padinë për mandatin e Olta Xhaçkës

Shqipëria

Kuvendi votoi kundër, Bardhi dorëzon sot në Kushtetuese padinë për mandatin e Olta Xhaçkës

Më: 24 prill 2024 Në ora: 10:55
Gazment Bardhi

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi do të dorëzoje sot në orën 12:30 në Gjykatën Kushtetuese padinë për mandatin e Olta Xhaçkës.

Deputetët votuan në seancën e 11 prillit në Kuvend kundër dërgimit të mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese.

Detaje tjera nuk u japen.

Bardhi u shpreh se për veprime të mëtutjshme do të informohen edhe mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat