Pse s’i bashkohet protestave te bashkia e Tiranës? ‘Shpërthen’ Basha: Të mbështes Metën që solli në pushtet Ramën?

Shqipëria

Pse s’i bashkohet protestave te bashkia e Tiranës? ‘Shpërthen’ Basha: Të mbështes Metën që solli në pushtet Ramën?

Më: 24 prill 2024 Në ora: 12:10
Lulzim Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është pyetur sot nga gazetarët në lidhje me protestat te bashkia e Tiranës, ndërsa ai u shpreh kundër.

Ai tha se nuk do të mbështeste kurrsesi një protestë ku në krye është Meta, që ka sjellë në pushtet Ramën.

“Protesta është e duhur, por që protesta të jetë e duhur nuk mund të bëhet me Ilir Metën. Ata njerëzit e metës kanë votuar pro për ngritjen e taksave. Ai e ngriti në pushtet Edi Ramën. Tani më ngrenë aty në piedestal Metën. Faqe e zezë. Ata që për interesa personale i vunë minat opozitarizmit, është koha që të bëjnë reagim. Besueshmëria në këtë rast lë shumë për të dëshiruar. Sa më shumë ta zgjasim këtë, aq më shumë i zhysim ata.. Jam kundër hipokrizisë. Po promovohet një karkazë politikë. Të thërrasë në protestë kundër korrupsionit në bashki dhe të vësh në krye Ilir Metën. Ky është autogol. Ata janë autorë të ardhjes në pushtet të Ramës.”, tha ai.

Mes të tjerash ai e sulmoi ashpër Metën, duke shtuar se Meta është një pazarxhi kronik.

Ilir Meta ka qenë nxitës i djegies së mandateve disa të tjerë si ai hedhin gurin fshehin dorën, Më pas u puth me Edi Ramën në Shkodër në prani të Tadiç. Shkoi dhe u bë me Ramën. Ai është përfituesi më i madh i Ramës. Për ne Ilir Meta i ka mbyllur diskutimet. Ai mbajti në pushtet në 2017-ën Ramën. Madje dhe me çmenduritë në 2021 në Malin me Gropa. Për ne ka pushuar si faktor politik. Me metën dhe LSI, PD i nuk ka për të pasur asnjë marrëdhënie politike. Është pazarxhi kronik. Problemet si ka më me PD, as me qytetarët, por i ka aty ku i ka dhe të përballet me to.”, pohoi Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat