Amnistia/ 311 të burgosur në Fier përfitojnë ulje dënimi, lirohen 117 persona

Shqipëria

Amnistia/ 311 të burgosur në Fier përfitojnë ulje dënimi, lirohen 117 persona

Më: 24 prill 2024 Në ora: 13:13
Foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme hyn në fuqi projekt-ligji i amnistisë penale.

Të burgosurit në mbarë vendin kanë përfituar ulje dënimi ose janë liruar, në bazë të veprës penale për të cilën janë dënuar.

Gazetarja Marsela Topi raporton për Balkanweb se drejtori i Burgut në Fier Ervin Bushi bën me dije se në këtë burg asnjë i dënuar nga GJKKO nuk ka përfituar liri ose ulje dënimi.

Bushi ka shtuar se nga amnistia kanë përfituar persona të dënuar për trafik droge. Në burgun e Fierit, 311 persona kanë përfituar ulje dënimi, ndërsa janë liruar 117 shtetas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat