Emocionuese: E reja përfiton nga Amnistia Penale, mes lotësh takohet me të atin pas lirimit

Shqipëria

Emocionuese: E reja përfiton nga Amnistia Penale, mes lotësh takohet me të atin pas lirimit

Më: 24 prill 2024 Në ora: 15:06
Foto nga vendngjarja

Me zbatimin e ligjit për Amnistinë Penale, sot në të gjithë vendin u hapën dyert e burgjeve për rreth 780 të dënuar.

Personat e liruar kanë qenë kryesisht të dënuar për vepra të lehta penale.

Sipas gazetares Klodiana Lala, mes përfituesve nga amnistia ka qenë edhe një vajzë. E reja sapo ka dalë nga burgu është takuar me të atin.

“Mbaroi o jeta ime”, është shprehur ai, ndërsa e reja mes lotësh i tha “sa je dobësuar”.

Nga amnistia penale përfitojnë edhe rreth 800 të dënuar, si edhe 2662 persona të dënuar me shërbim prove.

Ndërkohë për protestuesit do të pushohen 232 çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat