I shpallur në kërkim pasi plagosi për vdekje të moshuarin, vetëdorëzohet në policinë e Korçës 39- vjeçari

Shqipëria

I shpallur në kërkim pasi plagosi për vdekje të moshuarin, vetëdorëzohet në policinë e Korçës 39- vjeçari

Më: 24 prill 2024 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim është vetëdorëzuar në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë.

Edison Demiri banues në fshatin Pojan, Maliq, më datë 25.07.2011 në bashkëpunim me një shtetas tjetër, për motive të dobëta, ka plagosur me pasojë vdekjen, shtetasin A. Z., 78 vjeç, si dhe ka dëmtuar lehtë djalin e tij.

Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin e datës 14.11.2023, e ka dënuar këtë shtetas, me 6 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet, 11 muaj e 18 ditë burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat