Kapri: Në një vend ku ministrat e kryebashkiakët janë ndërtues resortesh, atëherë korrupsioni është kthyer në sistem

Shqipëria

Kapri: Në një vend ku ministrat e kryebashkiakët janë ndërtues resortesh, atëherë korrupsioni është kthyer në sistem

Më: 24 prill 2024 Në ora: 21:34
Erald Kapri

Gjigandi ndërkombëtar i të drejtave të njeriut Amnesty International theksoi në raportin e vet vjetor për Gjendjen e të Drejtave të Njeriut në Botë se shqetësimet për Shqipërinë lidhen me sulmet kundër medias, me dhunën me bazë gjinore dhe me ndërtimin e kampit të azilkërkuesve në Gjadër për llogari të politikës italiane.

Një raport ky që vjen pas atyre raporteve problematikë të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Transparency International.

Lidhur me këto raporte që sa vijnë dhe nxijnë Shqipërinë sa i përket situatës së rëndë që po përjeton, studiuesi Erald Kapri i ftuar në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News” u shpreh se këto raporte nuk janë rastësi pasi nuk di nga t’ia nisësh analizave, pasi në Shqipëri dhe nga qeveria ka skandale që zëvendësojnë njëri-tjetrin brenda pak orësh.

“Thelbi është se situata është kaq e rëndë dhe e vështirë sa neve na duhet të shikojmë përtej kufijve tanë për të kuptuar se çfarë po ndodh në Shqipëri.

Ne kmei prishur shumë rregulla, fatkeqësisht jemi kthyer në të ngjashëm me Serbinë dhe Turqinë dhe situata është kthyer të jetë mbytëse.

Vetë korrupsioni është kthyer në sistem, pasi nuk bëhet më fjalë që për një tender merr një bakshish, por për ligje me porosi në Parlament. Ku nuk kemi një kryetar bashkie që ndan lejet, por kemi një kryebashkiak që ndërton vetëm, ku kemi ministra që bëjnë vetë resorte.

Dhe duke parë këtë, shoqëria ka filluar të dorëzohet, ku kemi më shumë ikje dhe më shumë të varfër. Këtu skandali mbulon tjetrin dhe është e vështirë kë të marrësh të analizosh dhe ndryshojnë me orë”, theksoi Kapri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat