Tentoi të vriste dy të rinjtë në Fier, arrestohet 23 vjeçari i shpallur në kërkim prej vitit të kaluar

Shqipëria

Tentoi të vriste dy të rinjtë në Fier, arrestohet 23 vjeçari i shpallur në kërkim prej vitit të kaluar

Më: 25 prill 2024 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Një 23 vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje, vjedhje me dhunë dhe shkatërrim të pronës.

Në pranga ka rënë i riu Pavli Dafa i cili në maj të vitit të kaluar tentoi të vriste dy të rinjtë Elis Sheqin dhe Daniel Licajn duke i përplasur me automjet.

Pas përplasjes, 23 vjeçari u largua nga vendnngjarja dhe është arrestuar rreth 1 vit më vonë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat