Vodhi 25 minuta pasi doli nga burgu i Drenovës, eksperti i sigurisë zbulon prapaskenat

Shqipëria

Vodhi 25 minuta pasi doli nga burgu i Drenovës, eksperti i sigurisë zbulon prapaskenat

Më: 26 prill 2024 Në ora: 11:48
Ardian Isufi

Ardian Isufi pogradecari që është arrestuar vetëm një ditë pasi la qelisë, pasi përfitoi nga amnistia penale.

Sapo ka dalë nga burgu ai ka vjedh një makinë në Korçë ku dhe është arrestuar më pas.

Këtë e ka komentuar dhe eksperti i sigurisë Fation Softa, i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians”, duke thënë se Isufi e ka pasur instikt vjedhjen.

Mes tjerash Softa tha se edukimi dhe riedukimi i një personi nuk vjen vetëm përmes izolimit.

“Është një instikt i një personi që merret me të njëjtë vepër penale. Ndalimi i tij ka qenë pikërisht për vjedhje automjete. Përveç amnistisë  që le të themi nuk funksionoi ose nuk funksionoi riedukimi në burgje. A i është thjeshtë është konservuar. Edukimi dhe riedukimi nuk vjen vetëm me izolimin, vjen me kontakt, me forma të tjera që duhet të ndikojnë brenda qelisë”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat