Kërcënoi punonjësit e task forcës në Pogradec, arrestohen 2 bashkëpunëtorët e Çelës

Shqipëria

Kërcënoi punonjësit e task forcës në Pogradec, arrestohen 2 bashkëpunëtorët e Çelës

Më: 26 prill 2024 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

Policia e Korçës ka arrestuar dy bashkëpunëtorët e Spartak Çelës, i akuzuar për ngjarjen e një ditë më parë në fshatin Buzaishtë të Pogradecit.

Te dy bashkëpunëtorët e arrestuar, shtetasit Aleks Hyko dhe Bardhosh Hyko, sipas Policisë kanë ndihmuar Çelën me një mjet për largimin e tij nga vendi i ngjarjes gjatë ditës së djeshme.

Policia ka zbardhur edhe dinamikën e ngjarjes (ku u përfshinë këta persona) së ndodhur me shoferin e një grupi task force ardhur nga Tirana për kontroll të familjeve me ndihmë ekonomike në fshatrat e njësisë administrative Velçan të Bashkisë së Pogradecit.

Sipas policisë, 39 vjeçari Spartak Çela person në kërkim për një ngjarje të mëparshme, nën kërcënimin e armës i ka kërkuar shtetasit V.I 54 vjeç ti dorëzojë dy celularet dhe orën e dorës, gjë e cila nuk është pranuar nga drejtuesi i mjetit të task forcës.

Policia është vënë në kërkim të 39 vjeçarit Çela por deri tani nuk ka arritur ta vendosë në pranga.

Çela prej dy vitesh fshihet në zonën e Velçanit pasi kërkohet nga policia si i akuzuar për ‘vrasje me dashje të mbetur në tentativë’.

Njoftimi i Policisë:

Pogradec-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit A. H., 40 vjeç dhe B. H., 38 vjeç, banues në fshatin Buzaishtë.

Nga veprimet hetimore të kryera për ngjarjen e ndodhur mesditën e djeshme, në fshatin Buzaishtë, dyshohet se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë larguar me automjet nga vendi i ngjarjes, autorin e dyshuar, shtetasin S. Ç., 39 vjeç, banues në Pogradec.

39 vjeçari pasi u konfliktua me shtetasin V. I., 54 vjeç, banues në Tiranë, në kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka tentuar t’i marrë atij, dy celularë dhe një orë dore.

Vijon puna për kapjen e shtetasit S. Ç. dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat