Pak vrasje, më shumë drogë e dhunë! INSTAT: Kriminaliteti u rrit në 2023. 40 mijë njerëz u hetuan

Shqipëria

Pak vrasje, më shumë drogë e dhunë! INSTAT: Kriminaliteti u rrit në 2023. 40 mijë njerëz u hetuan

Më: 26 prill 2024 Në ora: 20:31
Ilustrim

39 mije 489 persona u hetuan përgjatë vitit 2023, kohë që sipas INSTAT u regjistruan 33 mijë 845 vepra penale.

Të dhënat e INSTAT tregojnë kriminaliteti shënoi rritje me 1.1 % në krahasim me vitin paraardhës.

Veprat penale fushën e drogës dhe dhuna në familje dhe kundër shëndetit  shënuan rritjen më të lartë, sipas të dhënave zyrtare.

Veprat penale të lidhura me drogën numërohen 3 mije e 46 raste,159 me shume se ne 2022. 

Ndërsa veprat penale kundër shëndetit rezultojnë ne 1.987 shifër kjo e cila konstaton ne rritje me 164 raste ne rritje.

Dhuna ne familje rezulton me pak raste me vetëm 24 raste ne rritje krahasuar me 2022.

Rritje po ashtu kane shënuar edhe veprat penale si vjedhjet, më një shifër prej 2.712, rritje kjo e cila përkon me 51 raste me shume se viti i kaluar. 

Ulje te ndjeshme kane shënuar vjedhjet me arme, vjedhjet ne shpërdorim detyre, me vetëm 41 raste, dhe vrasjes me dashje

Numri i personave te përfshirë ne veprat penale sipas te dhënave rezulton ne rritje me 3.4% me shume se 2022 qe ishin 32 mije.

Gjate kësaj periudhe autoret e përfshirë ne veprat penale kane qene kryesisht ata te moshës 30-40 vjeç, kryesisht meshkuj, ndjekur me pas nga te rinjtë e moshës 18-29 vjeç.

Gjate 2023 numri i personave te burgosur rezultoi ne 5 mije 169 persona 4.6% me shume se viti paraardhës.

Grupmosha me numrin me të lartë të burgosurve është 18-29 vjeç ndërsa me pak te burgosur rezultojnë persona te moshës mbi 60 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat