Në një intervistë për Ora News, eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani tha se SHBA e di se armiku më i madh në botë për ta është Kina dhe jo Rusia.
Osmani: Po mundohet që të menaxhohet kriza. SHBA e di se armiku më i madh në botë për ta është Kina dhe jo Rusia. Ata e dinë se një moment do të përplaset me Kinës, e cila furnizon me karburantin e luftës aleatët e saj dhe qëndron pas shumë vendeve.
Kina dhe Rusia duan që të zbresin ShBA-në nga froni i botës.
Kjo nisi edhe me luftën në Ukrainë. Lufta e tretë Botërore ka nisur dhe do të jetë një përpjekje Proxy në vend të caktuar. Armiku i SHBA-së nuk është Rusia që e ka ekonominë sa Teksasi, por Kina.