Të vendosur përpara dy pohimeve të tjera lidhur me “sa e rëndësishme ose jo është kush drejton vendin” dhe “rëndësia e votës së tyre ose jo për të përcaktuar zhvillimet politike dhe të vendit”, nivelet e dakordësisë janë shumë të larta.
Pothuajse 90% e qytetarëve deklarojnë se ka rëndësi kush drejton vendin dhe vetëm 2.5% e tyre deklarojnë se nuk ka rëndësi kush e drejton vendin.
Për pohimin e dytë 57% e tyre deklarojnë se për kë votojnë qytetarët është e rëndësishme dhe ndikon në zhvillimet politike dhe të vendit në përgjithësi.
Nga ana tjetër vetëm 21.7% e tyre shprehen se vota nuk sjell asnjë ndryshim.