Arrestohet 31-vjeçari, pasi hodhi bomba molotov gjatë protestës para Bashkisë Tiranë

Shqipëria

Arrestohet 31-vjeçari, pasi hodhi bomba molotov gjatë protestës para Bashkisë Tiranë

Më: 27 prill 2024 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, arrestoi në flagrancë shtetasin:

– M. H., 31 vjeç, banues në Laç, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Gjithashtu, procedoi në gjendje të lirë shtetasin Xh. V., 61 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat