Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pret në zyrë ambasadorin gjerman në Tiranë

Shqipëria

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pret në zyrë ambasadorin gjerman në Tiranë

Më: 27 prill 2024 Në ora: 12:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, priti ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri,  Karl Bergner, dhe përfaqësuesit e Zyrës Federale Kriminale (BKA) në Tiranë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë dhe profesional me Zyrën Federale Kriminale të Gjermanisë dhe përfaqësuesit e saj në Tiranë, shkëmbimin e shpejtë të informacioneve dhe operacionet e përbashkëta mes dy policive.

“Globaliteti i botës së krimit, që me zhdërvjellësi synon të arrijë qëllime kriminale, duke cenuar ligjin, rendin e sigurinë, na shtyn ne, si institucione e agjenci të zbatimit të ligjit, të jemi më pranë njëri-tjetrit. Ne kemi për detyrë t’u garantojmë qytetarëve tanë rend e siguri. Në një botë gjithnjë e më të hapur, kjo realizohet vetëm me ndërveprim, operativitet dhe profesionalizëm”, u shpreh Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku.

Në këtë kuadër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit vlerësoi kontributin e veçantë për bashkëpunimin mes dy policive të z. Holger Primas, i cili përfundoi detyrën e tij si oficer i kontaktit të BKA-së në Shqipëri.

Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku i dha z. Holger Primas certifikatën “Për shërbime të dalluara”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat