Kishin me qira katër sera me kanabis në Berat, GJKKO jep vendimin për 6 personat e rënë në pranga

Shqipëria

Kishin me qira katër sera me kanabis në Berat, GJKKO jep vendimin për 6 personat e rënë në pranga

Më: 27 prill 2024 Në ora: 12:56
GJKKO ka lënë në burg 6 të arrestuarit

Në hetimet e SPAK ka rezultuar se disa persona nga Malësia e Madhe dhe të tjerë nga Kuçova e Berati kanë vepruar si në grup të strukturuar kriminal për marrjen me qira katër sera, ngritjen e infrastrukturës për kultivimin e bimëve narkotike duke rekrutuar si krah pune, disa gra në Berat.

Si pasojë, GJKKO ka lënë në burg 6 të arrestuarit: Sadetin Hasaj, Lulëzim Bushataj, Mustaf Manej, Suad Smakaj, Arben Vrapi dhe Adiol Çifliku.

Ndërkohë, janë shpallur në kërkim tre të tjerë, ku mësohet se njëri prej tyre ka kaluar kufirin dhe ndodhet jashtë vendit, ndërsa dy të tjerë po kërkohen nga policia në territorin shqiptar.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, këta persona dy vite më parë, morën me qira disa parcela toke në fshatin Rërëz të Beratit, ku ngritën katër sera me kanabis. Më pas  instaluan edhe linjë furnizimi me ujë dhe një linjë me instalim të pajisjeve elektrike, për kultivim kanabisi. Nga hetimet ka rezultuar se në sera kishin krijuar edhe fjetore me 81 dyshekë me ajër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat