Meta nuk e ndjek, Kryemadhi shpalos pikat: Buxhetimi i grave e konflikti i interesit

Shqipëria

Meta nuk e ndjek, Kryemadhi shpalos pikat: Buxhetimi i grave e konflikti i interesit

Më: 27 prill 2024 Në ora: 14:19
Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi mbajti fjalën e saj në Konventën e Partisë së Lirisë.

Në fjalën e saj ajo paraqiti dy propozimet e saj për ndryshimet statutore që lidhen me buxhetimin e grave dhe vajzave që do jenë kandidate të PL-së në Këshilla bashkiakë dhe për deputete dhe propozimin e konfliktit të interesit.

Mes tjerash ajo pati dhe një përgjigje për bashkëshortin e saj, duke thënë se nuk mund të bëhet propagandë me fjalën nepotizëm.

‘I qëndroj fort dy propozimeve të mia, për buxhetimin e buxhetit të grave kandidate për deputet dhe këshill bashkiak. E nevojshme për gratë dhe vajzat jo vetëm në PL. Sot ku gjendemi përballë krimit, për një grua është e vështirë për të kandiduar. Propozimi është bërë për 30%, po të jetë vullneti të çohet edhe 50%-70% do jetë mirë. Jam partizane e buxhetimit në varësi të numrit grave dhe vajzave në listën e kandidateve për deputete dhe këshill bashkiak. Të mos bëhet propagandë me fjalën nepotizëm. Në parti ka të bëjë meritokracia. Në pushtet vendoset me emërim, emëron kryetari jo në parti. Edhe në PL ka ardhur koha, i shtoj pikën e konfliktit të interesit.

Anëtari i PL nuk mund të propozoj individ që ka konflikt interesi, që përfitojnë prej njëri-tjetrit. Ky rregull zbatohet edhe individët e PL që do të propozojnë në pushtetin legjislativ. Ju ftoj të votoni të lirë. E rëndësishme të votoni atë që është më e mirë PL për ta forcuar dhe strukturuar’, tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat