Investime në rrjetin energjitik/ Balluku: Në fokus përfundimi i projekteve në zonat turistike

Shqipëria

Investime në rrjetin energjitik/ Balluku: Në fokus përfundimi i projekteve në zonat turistike

Më: 27 prill 2024 Në ora: 15:58
Foto nga vendi i ngarjes

Për të përballuar fluksin e turistëve gjatë këtij viti qeveria ka ndërmarrë një sërë investimesh në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Zv.kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë ka inspektuar punimet për nënstacionin e ri elektrik të Velipojës ndërsa ka theksuar se synim mbetet ulja e mëtejshme e humbjeve të energjisë elektrike në rrjet.

Investimet ne rrjetin e shpërndarjes do të përmirësojnë cilësinë e furnizimit me energji elektrike në zonat  turistike edhe pse fluksi i vizitorëve pritet të jetë rreth 40 % më shumë se një vit më parë. Ministrja Belinda Balluku ka inspektuar punimet në kantierin  e nënstacionit  të  ri të Velipojës   ndërsa tha se vëmendja e qeverisë është fokusuar në përfundimin e investimeve në rrjetin energjitik  para nisjes së sezonit veror.

Sipas ministres investimet e reja në rrjetin energjitik që po realizohen në të gjithë vendin do të ndikojnë  në uljen e humbjeve të energjisë në rrjet.

Në nënstacionin e ri elektrik të Velipojës do të instalohen dy transformatorë me tre nivele tensioni, duke e çuar fuqinë e këtij nënstacioni në 50 mega ç’ka garanton furnizimin me energji të kësaj zone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat