PD rikujtoi akuzat e Metës ndaj Berishës/ “Flet partia e vulës për moral”, kreu i PL shpërthen ndaj Bashës

Shqipëria

PD rikujtoi akuzat e Metës ndaj Berishës/ “Flet partia e vulës për moral”, kreu i PL shpërthen ndaj Bashës

Më: 27 prill 2024 Në ora: 16:12
Ilir Meta

Pasi ka shprehur vullnetin e tij për krerët e rinj të Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur Partisë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha pasi kjo e fundit rikujtoi akuzat e ndërsjellta mes ish-Presidentit dhe Sali Berishës.

Meta ironizoi PD-në, duke e quajtur partia e vulës dhe se kjo e fundit nuk mund të flasë për moral.

Ai vijoi më tej duke etiketuar Bashën si vulaxhi, ndërsa tha se ky i fundit “edhe kur fle nuk ngopet së gënjyeri”.

“Flet partia e vulës për moral. Si doli ky vulaxhiu kryetar bashkie në tiranë, me 23 mijë vota dhe prapë u desh qëndresa heroike e Arben Ristanit që të dilte. Ai jo vetëm të gënjen edhe për orën, por edhe kur fle nuk ngopet së gënjyeri”, tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat