Tregtarët në Belsh protestojnë për spostimin e tregut dhe mungesën e hapësirave, bashkia u bllokon rrugën me kamionë e rimorkio

Shqipëria

Tregtarët në Belsh protestojnë për spostimin e tregut dhe mungesën e hapësirave, bashkia u bllokon rrugën me kamionë e rimorkio

Më: 27 prill 2024 Në ora: 16:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Mëngjesin e ditës së sotme tregtarët në qytetin e Belshit janë ngritur në protestë për spostimin e tregut dhe mungesat e hapësirave për ta. Sipas tyre, spostimi drejt tregut është i pa drejtë pasi ndodhet larg zonës së banuar, ndaj askush nuk shkon për të blerë.

Në anën tjetër, është e pamundur që një numër i madh tregtarësh, më tepër se 120, të zhvendosen atje, pasi hapësira e vendit është e pamjaftueshme.

Ndërkohë, bashkia Belsh, që prej ditës së djeshme, ka bllokuar rrugën duke vendosur si barrikadë kamionë e rimorkio në mënyrë që tregtarët të mos kalojnë. Kjo ka shkaktuar probleme tek banorët e zonës, të cilët mbeten të bllokuar pa mundësi për të kaluar.

Tregu në të cilin duhet të zhvendosen tregtarët ndodhet në fshatin Marinze, rreth 3 kilometra larg qendrës së Belshit. Një treg ky Agro-Ushqimor, i ndërtuar me fonde nga AZHBR, dhe deri më tani nuk është vendosur kurrë në funksion.

Për vendosjen e tregtarëve në atë treg, vetë banorët shprehin kundërshtimin pasi e kanë të pamundur të shkojnë atje, ndërsa në fakt ai garanton kushte komode tregtimi dhe higjieno sanitare sipas standarteve bashkëkohore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat