Shpërthimi me tritol në banesën e gjyqtarit, reagon menjëherë KLGJ

Shqipëria

Shpërthimi me tritol në banesën e gjyqtarit, reagon menjëherë KLGJ

Më: 28 prill 2024 Në ora: 12:24
Foto ilustrim

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar pas shpërthimit me tritol në banesën e gjyqtarit Tonin Sterkaj në Shkodër.

Në një postim në faqen zyrtare në “Facebook”, KLGJ thotë se këto akte sigurinë e gjyqtarit dhe përbëjnë kërcënim serioz për gjithë shoqërinë shqiptare.

Teksa ngjarjen, KLGJ i kërkon organit të akuzës hetimin, zbardhjen e ngjarjes dhe të nxjerrë para përgjegjësisë ligjore personat e përfshirë.

Në përfundim të reagimit, Këshilli i Lartë Gjyqësor shpreh mbështetjen për gjyqtarët si dhe kërkon më shumë siguri në mënyrë që ata të ushtrojnë detyrën e tyre pa frikë dhe kërcënime.

Reagimi i KLGJ

Duke marrë shkas nga informacionet e përcjella nga media e shkruar dhe vizive si edhe bazuar në informacionin paraprak të Policisë, ditën e sotme lidhur me ngjarjen e ndodhur në banesën e magjistratit z. Tonin Sterkaj, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, Këshilli i Lartë Gjyqësor përcjell shqetësimin për këto akte që cenojnë rëndë sigurinë e gjyqtarit dhe përbëjnë kërcënim serioz për gjithë shoqërinë shqiptare.

Këshilli i Lartë Gjyqësor dënon aktin kriminal dhe i kërkon organit të akuzës hetimin, zbardhjen e ngjarjes dhe të nxjerrë para përgjegjësisë ligjore personat e përfshirë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor i shpreh mbështetjen të gjithë gjyqtarëve të sistemit gjyqësor për të garantuar sigurinë e tyre, në mënyrë që të ushtrojnë detyrën pa frikën e kërcënimeve, pasi respektimi i funksionit dhe dinjitetit të tyre, është parakusht për një proces të rregullt ligjor, për një sistem drejtësie efektiv dhe efikas, por edhe për funksionimin normal të shtetit të së drejtës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat