I riu nga Tirana kapet duke qarkulluar me armë zjarri në Mallakastër, policia i vendos prangat

Shqipëria

I riu nga Tirana kapet duke qarkulluar me armë zjarri në Mallakastër, policia i vendos prangat

Më: 28 prill 2024 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Një 30-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Fierit, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri. Operacioni “Sundimi i Ligjit” bëri të mundur arrestimin e shtetasit, Albert Kodhelaj.

Njoftimi:

Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, goditet një tjetër rast i mbajtjes së armëve, pa leje.  Qarkullonte me automjet, i armatosur me armë zjarri, vihet në pranga 30-vjeçari. Policia sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë, me krehër me municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas lëvizte me armë në qytet, kanë ngritur pika kontrolli, dhe kanë organizuar punën për kapjen dhe arrestimin e tij.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 30 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i gjetën atij dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, me krehër me municion luftarak.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat