Peshkatarë nga Egjipti në Orikum/ Mungesa e fuqisë punëtore, bizneseve u shtohen shpenzime ekstra për qiratë

Shqipëria

Peshkatarë nga Egjipti në Orikum/ Mungesa e fuqisë punëtore, bizneseve u shtohen shpenzime ekstra për qiratë

Më: 28 prill 2024 Në ora: 13:20
Foto ilustrim

Mungesa e fuqisë punëtore në sektorin e peshkimit ka bërë që dhe fermat e peshkimit në Orikum të marrin krah pune nga Egjipti.

Pas eksperiencës në Greqi Hasani, Maksuti dhe Hemeri prej një muaji janë zhvendosur në Vlorë.

“Zyra e punës dhe kompania më kanë kontaktuar për këtu. Unë kam eksperience pune në peshkim sepse kemi punuar dhe në Greqi dhe në Egjipt. Kushtet e punës dhe pagesat kanë ndryshime në krahasim me Greqinë. Unë do të qëndroj të punoj këtu në varësi të kushteve të punës”, tha Hasani.

Administratori i fermës Muharrem Jazaj thotë se edhe ky sektor ka vështirësitë e veta me mungesë të krahut të punës.

“Jemi të detyruar që t’i marrim nga jashtë. Pas shumë negociatash mundëm të marrim tre egjiptianë dhe në ditët në vijim do marrim edhe më shumë fuqi punëtore. Ne kemi shumë nevojë për punëtorë dhe këta janë shumë punëtorë dhe korrekt. Ndërkohë që ja kemi plotësuar të gjitha kushtet që nga pagesa e mirë por dhe shtëpitë me qera apo ushqimin që i paguan vete kompania”, tha administratori.

Bashkë me punësimin kompanitë marrin përsipër edhe rrezikun e telasheve me drejtësinë për shkak se ka shumë raste kur punëtoret e huaj i shfrytëzojnë kontrata e punës në Shqipëri për të emigruar në vende të tjera europiane më pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat