Basha takim me bashkatdhetarë në Milano: Po bëjnë gjithçka që qeveria e ardhshme të mos mbajë vulën e shqiptarëve më të emancipuar

Shqipëria

Basha takim me bashkatdhetarë në Milano: Po bëjnë gjithçka që qeveria e ardhshme të mos mbajë vulën e shqiptarëve më të emancipuar

Më: 28 prill 2024 Në ora: 19:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me bashkatdhetarët në Desio të Italisë.

Në fjalën e tij, Basha u shpreh se ka ardhur koha që atë që ndërtuan veç e veç ato shqiptarë jashtë vendit, ta bëjmë të gjithë bashkë për t‘i dhënë Shqipërisë të ardhmen euroatlantike.

Ai shtoi se edhe pse e ka premtuar në 12 vite, kryeministri Edi Rama ende nuk u ka dhënë emigrantëve të drejtën e votës, referuar votës së diasporës.

“U nisët nga kriza që la pas komunizmi dhe erdhët në një vend që edhe ata që e flisnin gjuhën nuk e flisnin tamam. Nuk ndërtuat me mund nga zero një model pune, sakrifice, familje dhe komuniteti? Secili prej jush është një arsye që Shqipërisë jo vetëm nuk i mungojnë aftësitë për të ndërtuar dhe arritur standardet më të larta euroatlantike, por ka ardhur koha që atë që ndërtuat veç e veç ta ndërtojmë bashkë për t’i dhënë vendit të ardhmen që meriton.

Cila është arsyeja që 3 palë zgjedhje parlamentare dhe 3 lokale, Rama premtoi votën e diasporës, edhe sot e ka premtim të parealizuar?

Kanë frikë nga mendimi i europianëve shqiptarë që jetojnë në BE dhe SHBA dhe bëjnë gjithçka që qeveria e ardhshme të mos mbajë vulën e shqiptarëve më të emancipuar.

Përballë kësaj qëndrojmë ne më një vetëdije që e vërteta ka nisur që në 2016”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat