Meta: Ta ngjisim Shqipërinë aty ku e meritojnë ëndrrat dhe sakrificat e shqiptarëve

Shqipëria

Meta: Ta ngjisim Shqipërinë aty ku e meritojnë ëndrrat dhe sakrificat e shqiptarëve

Më: 28 prill 2024 Në ora: 22:10
Ilir Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë thirrje që shqiptarët të bëhen bashkë duke mbështetur pesë prioritetet e PL.

Ai tha se është prioritet që shqiptarët të kthehen në vendin e tyre dhe Shqipëria të ngrihet në nivelet ku sakrificat e shqiptarëve meritojnë.

“Të bashkohemi kundër shpopullimit duke mbështetur 5 prioritetet e Partisë së Lirisë për 4 milion shqiptarë plus, që shqiponjat të kthehen dhe të qëndrojnë në folenë e tyre dhe Shqipëria të ngrihet lart.

Atje ku e meritojnë ëndrrat dhe sakrificat e shqiptarëve!”, shkruan Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat