Berisha “këshillon” Veliajn: Shko më mire tek 313, nëse nuk do që të gjykohesh në sheshin “Skënderbej”

Shqipëria

Berisha “këshillon” Veliajn: Shko më mire tek 313, nëse nuk do që të gjykohesh në sheshin “Skënderbej”

Më: 28 prill 2024 Në ora: 22:11
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën para simpatizantëve iu drejtua edhe kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj.

Ai tha se kryebashkiaku Veliaj duhet të largohet sa më parë nga detyra, ndërsa e ka “këshilluar” këtë të fundit të “vetëdorëzohet” tek burgu 313, nëse nuk dëshiron të gjykohet në sheshin Skënderbej.

Postimi i plotë

“Erion Veliaj, pasi vodhe në mënyrën më të shpifur, më të shpërfytyruar qytetarët e Tiranës, largohu një minutë e më parë nga detyra, sepse pasoja do të jetë katastrofale për ty.

Nuk ka gjë në botë që mund të mposhtë luftëtarët e lirisë.

Betimi i tyre me çdo kusht, me çdo çmim çlirimi i bashkisë nga ti.

Prandaj meqë u zotove se do të mbledhësh Skapin dhe do të ju japësh dosje, shko më mirë tek 313 në rast se nuk do të gjykohesh në sheshin Skënderbej, të varesh në shtyllën e turpit të historisë, atje ku e meriton, atje ku e ke vendin.

Njeriu që shkatërroi për klane droge dhe interesa ekonomike një nga simbolet më të arrira të qytetit dhe kombit, Teatrin Kombëtar.

Njeriu që mbyti Bibliotekën Kombëtare.

Njeriu që po mbush Tiranën me monumente të korrupsionit dhe drogës.

Njeriu që ka dhënë gjatë mandatit tij 10 milionë metër katror beton.

Njeriu që ka shndërruar Tiranën në një mollë të ndaluar për foletë e shpresës, shtëpizat e të ardhmes të të rinjve shqiptarë.

Ik, se as në letërsinë botërore një personazh të shpifur si ti nuk e gjen.

Largohu, largohu, largohu.

Ditën e martë në orën 16:30 flamuri i fitores, flamuri i lirisë, flamuri ngadhënjimit valëvitet mbi bashkinë e kryeqytetit të Shqipërisë.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Poshtë Erion Veliaj.

Fitore, fitore, fitore”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat