Komisioneri Publik i kërkon KPA ndryshimin e vendimit të KPK: T’i hiqet e drejta e ushtrimit të funksioneve në 15 ditët në vijim

Shqipëria

Komisioneri Publik i kërkon KPA ndryshimin e vendimit të KPK: T’i hiqet e drejta e ushtrimit të funksioneve në 15 ditët në vijim

Më: 29 prill 2024 Në ora: 11:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ka nisur vettingu në shkallën e dytë ndaj kreut të KLP, Alfred Balla, ankimuar nga Komisioneri Publik.

Çështja ndaj Alfred Ballës nuk lidhet me detyrën e rëndësishme që ai mban në krye të qeverisë së prokurorisë, një mandat që edhe këtu i ka përfunduar  prej 19 dhjetorit ashtu si edhe një funksionareje tjetër, kreut të KLGJ Naureda Llagamit.

Por, me precedentin e hapur nga shkalla e parë e vettingut që e përfshiu në rivlerësimin e trefishtë për shkak të detyrës që kishte mbajtur si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë para 2017.

Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ndryshimin e vendimit të KPK ndaj kreut aktual të KLP, Alfred Balla. Sipas Komisionerit Publik, vetingu ndaj Ballës duhej ndërprerë, por ai nuk duhet të ketë të drejtën të ushtrojë funksionet e prokurorit, gjyqtarit apo anëtarit të KLP e KLGJ në 15 vitet në vijim.

Kujtojmë se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në qershor 2023 u shpreh pa një vendim përfundimtar për Alfred Ballën pra me një vendim që nuk do të thotë as shkarkim dhe as konfirmim në detyrë për shkak se ai rezultoi të mos kishte pasur statusin e magjistratit, sipasd gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, e cila po ndjek seancën.

Kleçka e çështjes Balla përfshinte një ndërprerje të marrëdhënies së punës e më tej një proces në gjykatë që sipas KPK do të thoshte humbje e statusit as nga vetting dhe as nga dorëheqja e tij, por nga ndërprerja e marrëdhënies së punës. Por, Komisioneri publik e kundërshtoi shkallën e parë të vetting-ut me kërkesën se vetting-u duhet të shprehet me një vendim të qartë. Sakaq, Balla drejton KLP një post që e mban si përfaqësues i shoqërisë civile dhe së bashku me dy anëtarë të tjerë Tartar Bazaj dhe Nurihan Seiti e kanë përfunduar mandatin dhe duhet të ishin zëvendësuar. E njëjta situatë është edhe në KLGJ, Naureda Llagami, Fatmira Luli dhe Alban Toro, të cilët duhet të ishin zëvendësuar prej katër muajsh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat