“Turizmi në Shqipëri, gjithëvjetor”, Balla: Shifrat përtej çdo pritshmërie, ja masat që do të merren nga Policia e Shtetit

Shqipëria

“Turizmi në Shqipëri, gjithëvjetor”, Balla: Shifrat përtej çdo pritshmërie, ja masat që do të merren nga Policia e Shtetit

Më: 29 prill 2024 Në ora: 11:28
Taulant Balla

Ministri Taulant Balla ka deklaruar se hyrjet në vend nga aeroporti i Rinasit janë shtuar me rreth 1 mln vizitorë për tremujorin e parë ë 2024.

Ai u shpreh se ky trend është vërejtur në të gjithë pikat e kalimit kufitar, ndërsa tha se në vendin tonë turizmi është kthyer tashmë në turizëm gjithëvjetor.

Ai ka numëruar edhe kushtet që Policia e Shtetit po ndërmerr për të siguruar që turizmi të zhvillohet pa shqetësime.

Në aeroportin e Rinasit gjatë 3 mujorit të parë, 900 mijë pasagjerë më shumë se viti i kaluar. Shifrat pritet të shkojnë përtej çdo pritshmërie. Duhet të shtojmë edhe 100 efektivë në komisariatin e Rinasit për të përballuar shifrat.

I njëjti trend rritjeje raportohet në çdo pikë të kalimit kufitar. Kam shkuar dhe i kam kërkuar çdo punonjësi të shohë veten si kontakti i parë dhe i fundit i çdo vizitoi të huaj. Turizmi në Shqipëri po bëhet gjithëvjetor. Stacion policie të Theth, Ksamil, Valbonë Tale, Gjirin e Lalzit. Në Koman monitorim 24 orë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat