Çuçi mbledh grupin e PS pak para seancës plenare, porosia për deputetët

Shqipëria

Çuçi mbledh grupin e PS pak para seancës plenare, porosia për deputetët

Më: 29 prill 2024 Në ora: 11:42
Bledi Çuçi

Bledi Çuçi mblodhi paraditen e kësaj të hëne Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste.

Takimi i paraprin seancës plenare të orës 17:00. Në fjalën drejtuar deputetëve, Çuçi iu kërkoi të shfrytëzojnë seancën e sotme për të sjellë në Kuvend çështjet e evidentuara nga zgjedhësit gjatë Javës së Gjelbër.

Lidhur me seancën e ditës së enjte, Çuçi informoi deputetët për interpelancën me Ministrin e Arsimit, si dhe për projektligjet e tjera që pritet të miratohen e që deputetët do duhet të përfshihen në diskutime.

Mes tyre janë projektligji për Albcontrol, dekreti i presidentit për shtetësinë, projektvendimi për zgjedhjen e kryetarit dhe një anëtari të bordit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike etj. Mbledhja vijoi më pas me çështje të ndryshme të ngritura nga deputetët e pranishëm, që lidhen kryesisht me probleme komunitare apo për projektligje të caktuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat