Sezoni turistik, Rama: Rritje befasuese e turistëve në këtë vit, synojmë të arrijmë 20 milionë vizitorë përpara 2030

Shqipëria

Sezoni turistik, Rama: Rritje befasuese e turistëve në këtë vit, synojmë të arrijmë 20 milionë vizitorë përpara 2030

Më: 29 prill 2024 Në ora: 12:29
Edi Rama

Kryeministri i vendit Edi Rama, në fjalën e tij në Aktivitetin për Mbarëvajtjen e Sezonit Turistik, deklaroi se ka rritje befasuese të turistëve në këtë vit.

Rama tha se ka 65 përqind turistë më shumë sesa sezoni i kaluar, duke shtuar se nëse marrim vetëm marsin, ka 90 përqind më tepër rritje të kërkesave. Sipas Ramës, Shqipëria synon që të arrijë 20 milionë turistë përpara vitit 2030.

“Ka rritje befasuese të vizitorëve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri, është 65 përqind më i lartë se viti i kaluar. Nëse shkëpusim vetëm marsin, jemi 90 përdind më lart me shifra. Këto shifra zhgënjejnë edhe pritshmëritë më pesimiste. Unë kam thënë që mos u çudisni që shifra të shkojë në 10 milionë. Këto nuk janë premtime më koti. Kjo ishte deklaratë e thënë, si ato parashikimet e rezultatit të zgjedhjeve, që janë bazuar në projeksione trendesh, që kanë bazë shkencore.

Më 2030 synojmë mbi 20 milionë turistë. Duhet të shohim shifrat e këtyre viteve, për të thënë sesa mund të shkojë shifra e turistëve. Unë besoj se shifra e 20 milionë turistëve mund të arrihet më parë. Kërkesa e turistëve mund të arrijë deri në 30 milionë. Nuk duhet të harrojmë ofertën, për të rritur shifrat tona. Ne duhet që oferta jonë t’i përgjigjet kërkesave”, deklaroi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat