Dy ditë pas Konventës Kombëtare, Meta mbledh Kryesinë e PL: Të kthehemi në mekanizëm që fuqizon opozitarizmin!

Shqipëria

Dy ditë pas Konventës Kombëtare, Meta mbledh Kryesinë e PL: Të kthehemi në mekanizëm që fuqizon opozitarizmin!

Më: 29 prill 2024 Në ora: 18:54
Ilir Meta

Pas punimeve të Konventës Kombëtare, Ilir Meta ka mbledhur sot Kryesinë e Partisë të Lirisë. Meta shprehu falënderime për të gjithë pjesëmarrësit në konventë, ndërsa tha se programi i PL është një program që ndihmon shqiptarët.

Në fjalën e tij, Meta, tashmë i zgjedhur President i Partisë së Lirisë, tha se kjo forcë politike duhet të kthehet në mekanizëm për të fuqizuar opozitarizimin.

“Duhet të kalojmë në veprime”- tha Meta, duke njoftuar se nesër do mblidhet Komiteti Drejtues Kombëtar i Partisë së Lirisë.

“Të gjithë e ndoqën konventën tonë, na vjen keq për ata që u zhgënjyen nga mbarëvajtja e mrekullueshme. Shqiptarët panë një parti që ofron vetëm transparencë.

Ne kemi një program të shkëlqyer, që ndihmon shumë qytetarë të këtij vendi që të ketë standarde. Shqipëria ka diell për të gjithë, por kaq nuk mjafton. Kjo forcë politike duhet të kthehet në mekanizëm për të fuqizuar opozitarizimi”, tha ai mes të tjerash..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat