Dokumentari i RAI3/ “Do të ketë edhe 2 episode plot me skandale”, Këlliçi: Rama i bëri favor me emigrantët, Meloni i doli në mbrojtje

Shqipëria

Dokumentari i RAI3/ “Do të ketë edhe 2 episode plot me skandale”, Këlliçi: Rama i bëri favor me emigrantët, Meloni i doli në mbrojtje

Më: 29 prill 2024 Në ora: 22:22
Ish-deputeti i PD, Belind Këlliçi

Ish-deputeti i PD, Belind Këlliçi, i ftuar në studion e “Open” në News24 ka folur në lidhje me dokumentarin investigativ të televizionit italian RAI3 ku preket edhe Shqipëria.

Këlliçi tha se Meloni i doli në mbrojtje Ramës së fundmi pasi kryeministri shqiptar i ka bërë një favor të madh me marrëveshjen për emigrantët.

Sipas tij do të ketë edhe dy seri të tjera të dokumentarit nga media italiane, edhe pse pjesa e dytë nuk u transmetua ditën e djeshme ashtu si ishte supozuar.

“Duke qenë se marrëveshja për emigrantët, një favor i madh që i ka bërë Rama Melonit, kjo e fundit do ia kthente mbrapsht. Ata po punojnë për dy seritë në vijim të dokumentarit që do të jenë të mbushura me informacione dhe skandale të qeverisë. Duke qenë se Rama ka telefonuar drejtorin e RAI-t mendon se ka telefonuar Carlo Bollinon këtu për t’u bërë një televizion i propagandës së qeverisë.

Dokumentari përsëriste akuzat e opozitës, por se i ka bërë opozita nuk do të thotë se janë gënjeshtra, nesër SPAK do marrë kryetarin e bashkisë Tiranë për shkak të akuzave të bëra nga opozita. Në momentin që del një media kaq e rëndësishme e qeverisë italiane dhe flet për lidhjet e drogës të vëllait të Ramës, e ministrave të ndryshëm, kjo ka një peshë të madhe ndërkombëtare.

Nëse opozita kontrollon RAI3…kur nuk kontrollon media në Shqipëri dhe censurohet… Për shkak të formimit të tij juridik, Agaçi ka qenë një njeri shumë i përgatitur dhe i qëndronte letrave të tij fije e për pe. Duke qenë se është jurist nuk do të jetë i papërgatitur. Ka preferuar të dërgojë me shkrim variantin e tij dhe nuk ka dhënë një intervistë spontane ku mund të bënte gabime. Lidhjet e supozuara të Agaçit me Ndragheta-n dhe botën e krimit në Itali spekulohen prej kohësh në Shqipëri”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat