Lela: Vijnë mijëra spiunë në protestat e opozitës dhe nuk ua mban b… kur theren ministra. Gazetarja: Po kur i hedhin molotovin policit?

Shqipëria

Lela: Vijnë mijëra spiunë në protestat e opozitës dhe nuk ua mban b… kur theren ministra. Gazetarja: Po kur i hedhin molotovin policit?

Më: 30 prill 2024 Në ora: 00:47
Foto nga emisioni

Protestat e opozitës që shoqërohen me tensione dhe arrestime përplasi Alfred Lelën dhe gazetaren Anila Basha në studion e Top Story.

Lela hodhi akuza për policinë e Shtetit që sipas tij ‘shkojnë si spiunë në protesta dhe nuk duken kur theren ministra’, ndërsa gazetarja Basha iu përgjigj se janë protestuesit ata që kanë hedhur molotovë drejt policisë.

Alfred Lela: Është polici koti, polici politike, vijnë te protestat e opozitës 100 mijë spiunë, turp t’ju vijë, kur therin ministrat dhe kriminelët i ke rrugëve të Shqipërisë dhe nuk ua mban b* dhe fshihen dhe vinë aty…

Anila Hoxha: Nuk mund të flasësh kështu të lutem, respekt për publikun

Lela: Kryetari i opozitës, Sali Berisha ka folur jo më larg se dje, më duket e pandershme që theren ministrat, vjedhin drejtorët dhe ti ia kërkon fajin opozitës, kërkoja atyre moj zonjë.

Anila Basha: Nuk do isha dakort për gjithë ata njerëzit që vijnë me uniforma. Njerëzit me uniforma janë të respektuar, janë baballarë. A është e tolerueshme që e hedhin molotovin te këmba e policit?

Gjokutaj: Ka shkuar ku nuk mban më

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat