Mos u sill si kryetar kooperative”, Salianji përplaset me Ballën, ndërhyn Naço: Si brigadier do të rri

Shqipëria

Mos u sill si kryetar kooperative”, Salianji përplaset me Ballën, ndërhyn Naço: Si brigadier do të rri

Më: 30 prill 2024 Në ora: 14:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Ngjarja e ndodhur në nëntor të vitit të kaluar mes Drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive Eri Koshaj dhe Andri Ibrahimajt, bashkëshortit të ministres Delina Ibrahimaj ka përplasur anëtarët e Komisionit të Sigurisë.

Deputeti demokrat, Ervin Salianji kërkoi ndryshimin e rendit të ditës dhe futjen e problematikës së rritjes së kriminalitetit në vendin tonë.

Xhaferraj: Kryeministri do të hapë një pavion me thika.

Naço: Katër herë ju mundi edhe një herë do ju mundi, merru me ministrin.

Salianji: Po flasim edhe për një ngjarje tjetër, por do ta ngre sërish. Ligji në këtë vend nuk është i barabartë për të gjithë, Është në përgjegjësinë morale të ministres të dorëhiqet apo jo. Është në përgjegjësinë e Kryeministrit që ta shkarkojë ose jo, por padiskutim me përgjegjësi ligjore ngarkohet policia e shtetit që në këtë Republikë goditet me thikë apo gozhdë, por i ngulet gozhda jo vetëm një drejtori të përgjithshëm por edhe ligjit e shtetit, duke bërë të pabarabartë fuqinë e ligjit dhe duke e zhveshur përballë njerëzve me pushtet.

Është e paimagjinueshme që për ti kërkuar për ti dhënë dorëheqje, të goditet me gozhdë apo me thikë dhe të mos kemi arrestim, as komunikatë për ngjarjen duke u mbajtur e fshehur për muaj me radhë, Është përgjegjësi e policisë dhe për ti dhënë kurajo qytetarëve që të denoncojnë institucionet e sigurisë në këtë vend, mos bëni sikur nuk po them ndonjë gjë që edhe ju nuk jeni të shqetësuar, por mund të vijë dita që edhe të ngulet ndonjë gozhdë edhe ndaj jush. Varet se me ditë është kjo punë, në një moment i duheni në një moment nuk i duheni. Të vendosim një standard, ministri ka premtuar se do të ketë vetëpastrim në policinë e shtetit.

Naço: Flasim sipas rendit  të ditës.

Salianji: Mos u sill si kryetar kooperative.

Naço: Si brigadier do të rri.

Salianji: Pse shqetësoheni nga fjala, por jo nga thika dhe gozhda?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat