Ndryshimet klimatike, ja cilat janë bashkitë ku parashikohet të ndodhin problemet më të mëdha

Shqipëria

Ndryshimet klimatike, ja cilat janë bashkitë ku parashikohet të ndodhin problemet më të mëdha

Më: 30 prill 2024 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Tetë bashki në Shqipëri janë përzgjedhur si territore ku parashikohen skenarët më problematikë të lidhura me ndryshimet klimatike. Gjirokastra është njëra prej tyre.

Procesi i Planifikimit Kombëtar të Përshtatjes (NAP) është një iniciativë që po zbatohet në Shqipëri nga Programi i Kombeve të bashkuara për Zhvillim (UNDP). Sipas ekspertes Laureta Dibra i gjithë procesi synon të zhvillojë një planifikim afatmesëm dhe afatgjatë të Shqipërisë për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe të adresojnë barrierat kryesore për integrimin e përshtatjes së këtyre ndryshimeve.

Në nivel lokal znj. Dibra foli për 5 skenarë të pritshëm deri në vitin 2050 e më tej deri në vitin 2100. Temperaturat do të rriten çka pritet të ndryshojë sezonalitetin e bujqësisë. rreziku nga zjarret dhe përmbytjet është gjithashtu pjesë e skenarit më kritik në luginën e Drinos dhe Vjosës. Këto parashikime kërkojnë sipas ekspertëve masa afatgjata për zbutjen e efekteve.

“Parashikohet një rritje e temperaturave që nga skenari më i mirë që merr në konsideratë zbatimin e marrëveshjes së Parisit, e çon në rritje nga 0,6-1,5 gradë deri tek skenari më i keq që çon në rritjen e temperaturës nga 2,7-4,7 gradë Celsius e flasim për vitet 2050-2100 e që janë shifra të konsiderueshme dhe po ashtu edhe niveli i reshjeve me një ulje prej 10% çojnë në problematika çka do të thotë se njerëzit duhet të fillojnë të përshtaten e të marrin masat e përshtatjes.

Ato lloj kulturash bujqësore që rritesh në sezone të caktuara e kanë ndryshuar tani kohën e kultivimit apo në sektorë të tjerë problematika që lidhen pyjet, llojet e ndryshme të bimëve, sëmundshmërinë e pemëve frutore. Të gjitha këto patjetër që ndikojnë në sigurinë ushqimore dhe në sigurinë e jetës së qytetarëve në përgjithësi“, tha Laureta Dibra-eksperte e klimës.

Bashkia e Gjirokastrës planifikon çdo vit fonde që shkojnë në funksion të emergjencave por gjatë dy dekadave të fundit prania e hapësirës së pyllëzuar është reduktuar ndjeshëm duke kërcënuar edhe jetën e egër. Zjarret dhe rrëshqitjet mbeten një kërcënim i madh gjithashtu. Një plan i detajuar ndërhyrjeje sipas znj. Esmeralda Janora nënkryetare e bashkisë i mbështetur me ekspertizë shkencore do të ishte masa e duhur në këtë moment.

Është një dokument shumë i rëndësishëm që përmbledh të gjitha të dhënat statistikore për çdo problematikë të hasur gjatë viteve të fundit dhe një studim shumë i mirë afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë për gjithë ecurinë e bashkisë Gjirokastër, një bazë shumë e mirë për çdo program në të ardhmen”, tha Esmeralda Janora-nënkryetare e bashkisë.

Në nivel vendor, gjatë periudhës Shtator 2022-Tetor 2023 ekspertët e klimës kanë zhvilluar aktivitete trajnuese për ngritjen e kapaciteteve të stafeve të 8 bashkive. Sektorët prioritarë që pritet të ndikohen nga ndryshimet klimatike në të gjithë vendin janë bujqësia, turizmi, transporti, energjia, zhvillimi urban duke përfshirë edhe emergjencat civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat