“Karriera politike e Veliajt nuk do digjet nga SPAK”, Xhafo: Kryebashkiaku shkoi në Strukturën e Posaçme një orë më herët

Shqipëria

“Karriera politike e Veliajt nuk do digjet nga SPAK”, Xhafo: Kryebashkiaku shkoi në Strukturën e Posaçme një orë më herët

Më: 30 prill 2024 Në ora: 16:46
Endri Xhafo

Gazetari Endri Xhafo, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 ka komentuar shkuarjen e kryebashkiakut Erion Veliajt në SPAK.

Xhafo theksoi se nuk beson se karriera politike e Veliajt do të digjet nga SPAK. Sipas tij, Veliaj shkoi në SPAK madje një orë më herët dhe nuk iu shmang përgjegjësive.

Endri Xhafo: Veliaj shkoi një orë më herët nga se e kishin thirrur në SPAK. Erion Veliaj është i pafajshëm sa kohë nuk ka vendim të formës së prerë. Unë nuk besoj se një person që ka ardhur këtu për të qenë kryeministër i ardhshëm, ka grupe që e mbështesin.

Prandaj, unë besoj se Veliaj do të kursehet nga kjo histori. Rama dhe Veliaj janë investime amerikane në Shqipëri. Nuk mund të bëjmë fajtor as Ramën, as Veliajn, as Berishën, as Fatmir Mediun, pa pasur vendim final. Karriera politike e Veliajt nuk do të digjet nga SPAK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat