Protestuesit përplasen me efektivët para bashkisë, Bardhi: Policia nuk lejon këshilltarët të futen në godinë

Shqipëria

Protestuesit përplasen me efektivët para bashkisë, Bardhi: Policia nuk lejon këshilltarët të futen në godinë

Më: 30 prill 2024 Në ora: 19:09
Pamje nga protesta

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka deklaruar për mikrofonin e News24 nga protesta e opozitës para bashkisë se policia nuk po lejon këshilltarët bashkiakë të futen në godinë.

Sipas tij përplasja mes disa prej protestuesve dhe efektivëve të policisë ka ardhur pikërisht prej këtij veprimi.

Ai theksoi se policia po vepron në paligjshmëri dhe po mbron paligjshmërinë.

“Ju keni parë çfarë ka ndodhur, Policia nuk lejon këshilltarët bashkiakë të futen në godinë dhe zyrat e tyre. Kjo ka sjellë situatën që ju patë. Po mbrojnë paligjshmërinë. I kërkova të tërhiqnin forcat e rendit nga përplasja me qytetarët”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat