“Dumani ka mbyllur sytë për kryetarin e bashkisë”, Argita Malltezi: Veliaj s’ka formim juridik, i ka prokurorët kolegë në korrupsion dhe vjedhje

Shqipëria

“Dumani ka mbyllur sytë për kryetarin e bashkisë”, Argita Malltezi: Veliaj s’ka formim juridik, i ka prokurorët kolegë në korrupsion dhe vjedhje

Më: 30 prill 2024 Në ora: 19:43
Argita Malltezi

Argita Malltezi, e cila ka marrë pjesë edhe në protestën e sotme të opozitës është ndalur të flasë për mikrofonin e News24 duke komentuar paraqitjen e Erion Veliajt në SPAK.

E bija e ish-kryeministrit Sali Berisha, u shpreh se Veliaj i quan kolegë prokurorët në vjedhje dhe korrupsion, pasi nuk ka një formim juridik apo eksperiencë në fushën e drejtësisë.

Ajo vijoi duke thënë se kryeprokurori Altin Dumani ka mbyllur sytë për Veliajn.

Kjo, sipas saj është në të njëjtat kushte si ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat