“Për vjedhjen e tre bankave nuk mund të bësh tre gjyqe”, Kikia: Dosja e inceneratorëve u coptua qëllimisht për të mos i dhënë përgjigje pyetjes se…

Shqipëria

“Për vjedhjen e tre bankave nuk mund të bësh tre gjyqe”, Kikia: Dosja e inceneratorëve u coptua qëllimisht për të mos i dhënë përgjigje pyetjes se…

Më: 30 prill 2024 Në ora: 22:58
Opinionisti Mentor Kikia

Opinionisti Mentor Kikia i ftuar në “Open” në News 24, tha se Prokuroria e Posaçme e ka copëtuar qëllimisht dosjen e inceneratorëve.

“Unë nuk jam kaq optimist. Çështja e inceneratorëve është hetuar në mënyrë të programuar për t’u mos u hetuar. Nëse dikush ka vjedhur tri banka nuk mund të bësh tre gjyqe. Nuk mund të bësh një gjyq për secilën bankë. Çështja e inceneratorëve është një krim i paramenduar, i organizuar, i shkruar në letër dhe i ekzekutuar. Prokuroria nuk ka shkuar fare te projekti.

Te inceneratori i Elbasanit, ata që janë dënuar janë dënuar për abuzime me fondet. Në u arrestoftë edhe kryetari i bashkisë, prapë nuk është ky suksesi.

Suksesi është përse u ngritën inceneratorët. Kjo pyetje nuk do marrë përgjigje. Prokuroria e ka copëtuar qëllimisht për të mos i dhënë përgjigje. Do mjaftohet me dënimin veç e veç të protagonistëve dhe me dërgimin jashtë të atyre që morën fletëthirrjet pasi morën letrat jashtë për azil. Ky nuk është sukses”, tha Kikia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat