Veliaj në SPAK, gazetari zbardh detaje: Çfarë ndodhi 7 orë në Prokurorinë e Posaçme

Shqipëria

Veliaj në SPAK, gazetari zbardh detaje: Çfarë ndodhi 7 orë në Prokurorinë e Posaçme

Më: 30 prill 2024 Në ora: 23:28
Eni Ferhati

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka zbuluar të tjera detaje mbi atë se çfarë ndodhi gjatë ditës së sotme në SPAK, ku u paraqit kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Fehrati tha se Veliajt për rreth 7 orë i janë bërë rreth 100 pyetje nga prokurorët e SPAK, lidhur me procedurat e ndjekura për inceneratorin e Tiranës.

Fehrati tha se Veliaj shkoi në SPAK, pasi për të ishte lëshuar një fletëthirrje nga ky institucion, për të dëshmuar si person që mund të ketë dijeni për çështje që lidhen me inceneratorin e Tiranës.

“Duke ditur që nuk ka një procedurë standarte për të shkuar në SPAK vullnetarisht ashtu siç deklaroi Veliaj, u arrit në përfundimin se Veliaj nuk u paraqit vullnetarisht, por kishte një fletëthirrje nga SPAK. Fletëthirrja ka qenë në orën 10:00 të ditës së sotme, por ai erdhi në orën 09:00.

Qëndrimi i Veliajt në hyrjen e SPAK me rojen e gardës dhe rojen e SPAK për 50 minuta, na bëri të shkojmë te varianti që Veliaj është thirrur nga SPAK dhe nuk u trajtua në mënyrë të privilegjuar për t’u marrë më parë në pyetje.

Kam dijeni se Veliaj u është përgjigjur 100 pyetjeve ditën e sotme, lidhur me procedurat e ndjekura për inceneratorin e Tiranës, si person që ka dijeni, ku për hir të së vërtetës bashkia nuk është institucioni kontraktor. Veliaj ka paraqitur edhe disa prova të reja, që sipas tij mund t’i shërbejnë hetimit. I është krijuar mundësia të ketë edhe një periudhë pushimi”, tha Ferhati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat