Sot 1 Maji/ Mësuesit protestë, marshim drejt Ministrisë së Arsimit

Shqipëria

Sot 1 Maji/ Mësuesit protestë, marshim drejt Ministrisë së Arsimit

Më: 1 maj 2024 Në ora: 09:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Teksa sot është 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punës, mësuesit janë mbledhur në qendër të Tiranës, ndërsa po protestojnë.

Ata kanë nisur një marshim paqësor drejt Ministrisë së Arsimit.

Siç shihet në videot e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa, mësuesit kanë zgjedhur që me banderola dhe parulla të protestojnë në këtë ditë që simbolizon më shumë të drejta për punëtorët.

“Nuk ka arsim cilësor pa mësues të mirëpaguar!’, citohet në një prej mesazhe të protestuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat