Pjesë e grupit të Gëzim Çelës, zbardhen emrat e trafikantëve të arrestuar me urdhër të SPAK. U kapën mat nga bisedat me ish-policin

Shqipëria

Pjesë e grupit të Gëzim Çelës, zbardhen emrat e trafikantëve të arrestuar me urdhër të SPAK. U kapën mat nga bisedat me ish-policin

Më: 1 maj 2024 Në ora: 11:20
Foto ilustrim

Zbardhen emrat e personave të arrestuar në kuadër operacionit ‘Flakët në det’, si pjesë e grupit të Gëzim Çelës, i njohur ndryshe si ‘baroni i drogës’.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se pas hekurave ranë Alket Deda, Ksenofon Bodo dhe Selami Lushkaj.

Ndërkohë, janë dokumentuar disa raste të trafikimit të drogës drejt Italisë, Turqisë, Kosovës dhe Greqisë.

Emrat e tyre sipas burimeve kanë dalë nga bisedat e ish-policit Arlind Ismailuka. Ata akuzohen se kanë bashkëpunuar me Arben Dalipajn, i cili është i shpallur në kërkim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat