1 Maji në Elbasan, Rama uron njerëzit e punës: Asgjë nuk është e pamundur në këtë vendin tonë të bekuar

Shqipëria

1 Maji në Elbasan, Rama uron njerëzit e punës: Asgjë nuk është e pamundur në këtë vendin tonë të bekuar

Më: 1 maj 2024 Në ora: 15:32
Edi Rama

Nga Elbasani kryeministri Edi Rama zgjodhi të përcjellë këtë urim në ditën ndërkombëtare të punëtorëve.

“Më vjen mirë që sot në këtë ditë tradicionalisht të shënuar të 1 majit, të jem këtu bashkë me të gjithë ju dhe të përfitoj nga rasti që edhe drejtpërdrejtë me zë t’ju uroj të gjithë njerëzve të punës, të gjithë njerëzve që besojnë tek puna, të gjithë njerëzve që bashkojnë forcat në punë, të gjithë njerëzve që përmes punës po provojnë se asgjë nuk është e pamundur në këtë vendin tonë të bekuar dhe po bëjnë sukses, që nga majat e maleve e deri poshtë në fushat e begata të Shqipërisë dhe urimi im është që çdo njeri i punës të ketë vetëm bekime, shëndet dhe vetëm sukses”, tha Rama.

Foli edhe për ndryshimin e disa ligjeve  për përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit dhe menaxhimi i integruar i mbetjeve  në një kohë kur sipërfaqja e mbrojtur e Shqipërisë tha kryeministri është rritur nga 17% kur socialistët erdhën në pushtet tashmë në  afro 22%.

“Në një fazë të re ku Shqipëria, pasi ka kaluar me sukses procesin e skanimit të Bashkimit Europian me çeljen e negociatave, ka marrë angazhime të forta lidhur me mjedisin, lidhur me përgjegjësinë kombëtare, përgjegjësinë institucionale, përgjegjësinë individuale në respektimin, mbrojtjen dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat