Begaj krah arbëreshëve. Vizita e dytë në Kalabri: Mbajta fjalën, u riktheva! Ruajeni dhe trashëgojeni arbërishten

Shqipëria

Begaj krah arbëreshëve. Vizita e dytë në Kalabri: Mbajta fjalën, u riktheva! Ruajeni dhe trashëgojeni arbërishten

Më: 1 maj 2024 Në ora: 15:33
Foto nga takimi

Nga Civita, qyteti i provincës së Kozencës i ndërtuar nga një çift arbëreshësh më shumë se 500 vite më parë, nisi turin e dytë të vizitave në Kalabri, kreu i Shtetit Bajram Begaj. 

Ai u prit në institucionin e Këshillit Komunal, ku u shkëmbyen mendime për identitetin, kombin dhe ardhmërinë si edhe për zgjidhjen e problemeve dhe forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kalabrisë.

Po ashtu kreu i shtetit vizitoi edhe kishën e Civitas si dhe muzeun etnografik, ku përmes veshjeve, pikturave dhe dokumenteve, tregohej historiku i këtij komuniteti. Presidenti vlerësoi kontributin që arbëreshët i kanë dhënë kombit, ndërsa premtoi se do të jetë gjithmonë krah tyre për të vijuar me hapa të tjerë konkretë që i shërbejnë ruajtjes së arbërishtes.

“Arbëreshët janë pjesë e rëndësishme e kujtesës së kombit tonë, shembull i rrallë i ruajtjes së identitetit, historisë, gjuhës, kulturës e ritit”, u shpreh ai duke këshilluar që e gjithë kjo dëshmi e gjallë historike të përcillet edhe te brezat e rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat