Makina del nga rruga në aksin rrugor Bubq-Ishëm, drejtuesi ishte nën efektin e alkoolit

Shqipëria

Makina del nga rruga në aksin rrugor Bubq-Ishëm, drejtuesi ishte nën efektin e alkoolit

Më: 1 maj 2024 Në ora: 18:20
Foto ilustrim

Një aksident është shënuar pasditen e së mërkurës në aksin rrugor Bubq- Ishëm, pranë fshatit Mazhë.

Një automjet ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një avlli.

Banorët e rastësishëm kanë nxjerrë drejtuesin nga mjeti dhe kanë lajmëruar policinë.

Drejtuesi i autoveturës qarkullonte nën efektin e alkoolit, ndërsa është shoqëruar në komisariat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat