Shpërthimet e Metës ndaj SPAK dhe bashkimi me militantët poshtë ballkonit të Berishës, analisti: Po i bën të gjitha këto për të mos u arrestuar

Shqipëria

Shpërthimet e Metës ndaj SPAK dhe bashkimi me militantët poshtë ballkonit të Berishës, analisti: Po i bën të gjitha këto për të mos u arrestuar

Më: 1 maj 2024 Në ora: 18:25
Kreu i PL, Ilir Meta poshtë ballkonit të Berishës

Analisti Ergys Mërtiri i ftuar në emisionin “Top Talk” me gazetaren Juli Xhokaxhi në Top Channel ka folur për fyerjet dhe akuzat që Ilir Meta ka bërë ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit dhe lëvizjet e fundit të kryetarit të Partisë së Lirisë duke u shfaqur poshtë ballkonit të Sali Berishës.

Teksa analizoi veprimet e Metës, Mërtiri tha se është e palogjikshme mënyra sesi kreu i PL herë shfaqet me deklarata të forta dhe më pas zhduket për t’u rikthyer sërish më pas me deklarata akoma më të ashpra.

“Duket sikur Meta ka humbur arsyen por është e logjikshme të ndodhë kjo kur ndihet i kërcënuar nga drejtësia e re. Nuk jam i sigurt për këtë. Ajo që po bën e parë nga jashtë është e paarsyeshme. Unë e shoh të kërcënuar prej kohësh. Çështja e CEZ-DIA është hapur prej kohësh dhe sigurisht që do përgjigjet një ditë për këtë. Jo vetëm është i shqetësuar por bën veprime të pashpjegueshme. Një herë del dhe shpërthen thotë “unë i bie më të fortit etj”, më pas zhduket, më pas shfaqet prapë me të njëjtën retorikë. Berishës nuk shkon në protestën me mijëra njerëz të Berishës dhe shkon në protestën poshtë ballkonit me aq pak njerëz. Kujtohet për nepotizmin kur e ka ai vetë partinë”- tha Mërtiri.

Sa i takon faktit që Meta u bashkua me militantët e Berishës poshtë ballkonit të banesës ku ky i fundit po mbahet në arrest shtëpie, Mërtiri tha se kreu i PL i frikësohet një arrestimi të mundshëm dhe po tenton në këtë mënyrë të bashkohet me ish-kryeministrin përballë SPAK-ut.

“Në kushtet kur Berisha është i izoluar ai mbase pretendon të marrë drejtimin e foltores. Fati i Metës dhe Berishës është bashkë. Janë të dy subjekte të SPAK-ut dhe ky fat i përbashkët i bën të bashkohen kundër SPAK. Meta po i bën këto për të mos u arrestuar. Mendon me veten që të bëhen bashkë të hetuarit nga SPAK-u”- shtoi Mërtiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat