Gazetarët protestojnë para Kuvendit: E paimagjinueshme të intimidohemi me mesazhe personale nga të zgjedhurit

Shqipëria

Gazetarët protestojnë para Kuvendit: E paimagjinueshme të intimidohemi me mesazhe personale nga të zgjedhurit

Më: 2 maj 2024 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Gazetarët janë mbledhur në protestë para Kuvendit, për lirinë e medias.

Në një prononcim për News24, gazetari Isa Myzyraj u shpreh se është e paimagjinueshme të intimidohen nga politika.

“Gazetaria në Shqipëri është e mbushur me problematika, që nisin nga redaksia deri te përballja me politika dhe institucionet.

Gazetarëve u është dërguar mesazhe personale nga persona të zgjedhur.

Është e pamiagjinueshme që një i zgjedhur të shkruajë një mesazh personal dhe të intimidohen. Dita e sotme duhet të jetë alarm”, tha Myzyraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat