Gazetarët janë mbledhur në protestë para Kuvendit, për lirinë e medias.
Në një prononcim për News24, gazetari Isa Myzyraj u shpreh se është e paimagjinueshme të intimidohen nga politika.
“Gazetaria në Shqipëri është e mbushur me problematika, që nisin nga redaksia deri te përballja me politika dhe institucionet.
Gazetarëve u është dërguar mesazhe personale nga persona të zgjedhur.
Është e pamiagjinueshme që një i zgjedhur të shkruajë një mesazh personal dhe të intimidohen. Dita e sotme duhet të jetë alarm”, tha Myzyraj.