Basha zbulon 'marrëveshjen' ndërmjet Ramës dhe Rithemelimit për amnistinë: Kemi kërkuar interpelancë urgjente me Ulsi Manjën

Shqipëria

Basha zbulon 'marrëveshjen' ndërmjet Ramës dhe Rithemelimit për amnistinë: Kemi kërkuar interpelancë urgjente me Ulsi Manjën

Më: 2 maj 2024 Në ora: 10:32
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha denoncoi nga jashtë Kuvendit se 100 persona të dënuar nga GJKKO, janë liruar falë amnistisë penale.

Ai tha se i ka kërkuar ministrit Manja interpelancë urgjente për këtë çështje. Ai sulmoi dhe grupin e Bardhit dhe Berishës për pazare me Ramën.

“Ulsi Manja dhe qeveria ka pasur vetëm një interes, i kanë mbajtur 3 muaj më shumë në burg personat e dënuar për të liruar rreth 100 persona të dënuar për korrupsion.

Kemi depozituar kërkesë për interpelancë me Manjën. PD dhe deputetët tanë, që kanë dalë nga votat e demokratëve nuk mund të përfshihen në këtë pazar të ndyrë. Po jepet mesazhi që kur zyrtarët dënojnë qeveria me ata që ndodhen në Kuvend me votat e demokratëve, i lirojnë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat