“Plagosje me gozhdë ndaj barazisë së ligjit”, Salianji interpelancë me Ballën: Distancohuni nga deklarata e Vocajt për burrin e Ibrahimajt

Shqipëria

“Plagosje me gozhdë ndaj barazisë së ligjit”, Salianji interpelancë me Ballën: Distancohuni nga deklarata e Vocajt për burrin e Ibrahimajt

Më: 2 maj 2024 Në ora: 11:15
Ervin Salianji

Deputeti Ervin Salianji ndërsa ka kërkuar interpelancë me ministrin Taulant Balla, në fjalën e tij në seancë, i kërkoi atij që të distancohet nga deklarata e kreut të policisë së shtetit, Tonin Vocaj, për burrin e ministres Ibrahimaj.

Salianji: Ngjarje e rëndë e raportuar së fundmi, por e ndodhur vitin e kaluar, E plagosjes me gozhdë, apo e nguljes së gozhdës ndaj barazisë së ligjit që bashkëshorti i një ministre i bën një punonjësi të ministrisë së financave, për shkak të pozicionit të punës, duke i kërkuar dorëheqjen në emër të ministres

. Zoti ministër duhet të distancoheni nga deklarata e policisë që e quante ngjarje pa sensivitet.

Problematikë përfshirja apo lidhjet e policisë me krimin. Duket sikur sovraniteti i është dorëzuar bandave dhe pavarësisht reagimeve më duket sikur nuk ka asnjë lloj reagimi dhe asnjë lloj mase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat